Sunday, January 29, 2012

barazia dhe ndalimi i diskriminimit


Të dashur lexues,
Duke pasur në fokus të veçantë rolin e organizatave
jofitimprurëse në mbrojtjen e viktimave të diskriminimit, ky
manual u hartua nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, si një
përpjekje për të hulumtuar dukurinë e diskriminimit, duke e
trajtuar atë në këndvështrimin shoqëror dhe ligjor.
Ligji nr.8788, datë 7.5.2001, “Për organizatat jofitimprurëse”
parashikon se organizatat jofitimprurëse ndjekin veprimtari
në të mirë dhe në interes të publikut. Me  veprimtari në të
mirë dhe në interes të publikut ligji i sipërcituar kupton çdo
veprimtari që mbështet dhe zhvillon tek individi dhe shoqëria
vlera  shpirtërore dhe vlera të tjera humanitare, mbron jetën e
njeriut, shëndetin e tij, siguron dhe realizon shërbime publike
dhe sociale, ndihma dhe mbështetje në raste fatkeqësish,
mbron mjedisin dhe zhvillon kulturën dhe edukatën ndaj tij,
mbështet e zhvillon vlerat dhe traditat kulturore e historike,
shkencën, arsimimin, edukimin fizik dhe shpirtëror, jep
ndihmesë në zhvillimin e zakoneve të mira dhe të vlerave
demokratike, si dhe çdo drejtim tjetër në të mirë dhe në
interes të publikut.
Nisur nga sa më sipër, OJF-të marrin një rol të rëndësishëm
në zbatimin e legjislacionit në fushën kundër diskriminimit.
Zëri i tyre është veçanërisht i rëndësishëm kur ato flasin në
emër ose si përfaqësuese të viktimave të diskriminimit.
Në Shqipëri ka një kuadër të gjerë ligjor për mbrojtjen
nga diskriminimi. Vendi ynë ka ratifikuar një sërë aktesh
ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut, të cilat
në qendër të vëmendjes kanë ndalimin e diskriminimit në
përgjithësi ose në fusha të veçanta të jetës. Gjithashtu,
legjislacioni i brendshëm i vendit është hartuar dhe është
miratuar në frymën e respektimit të të drejtave dhe lirive
themelore të njeriut, duke përfshirë këtu edhe të drejtën për
të qenë i barabartë para ligjit dhe në ligj dhe të drejtën për të
mos u diskriminuar në gëzimin dhe ushtrimin e të drejtave të
sanksionuara në legjislacion.
Në kuadër të përafrimit të legjislacionit vendës me atë
të Bashkimit Europian, si dhe për t’u ofruar një mbrojtje
juridike sa më efektive viktimave të diskriminimit, Kuvendi
i Shqipërisë miratoi ligjin nr. 10 221, datë 4.2.2010, “Për
mbrojtjen nga diskriminimi”. Ky ligj konsiderohet si një
zhvillim i mëtejshëm i parimit të barazisë së shtetasve në
ligj dhe përpara ligjit, i trajtuar në nenin 18 të Kushtetutës
së Republikës së Shqipërisë
1
. Një kontribut të rëndësishëm
në hartimin, lobimin dhe miratimin e këtij ligji dhanë
përfaqësuesit e OJF-ve vendëse që veprojnë në fushën
e mbrojtjes dhe të respektimit të të drejtave të njeriut,
përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare dhe të trupit
diplomatik të akredituar në Shqipëri, si Ambasada e
Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Delegacioni i BE-së, Zyra e
OKB-së, Zyra e OSBE-së etj.
1   1.  Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
2.  Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe
të tilla, si: gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare
a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia
prindërore.
3.  Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura
   në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe
objektive.
Kreu I
BarazIa dHe ndalImI I dIsKrImInImIt
në KëndvësHtrImIn socIal
D
iskriminimi ka ekzistuar qysh herët në historinë
e njerëzimit. Sa i vjetër është si fenomen, po aq i
larmishëm është në shumëllojshmërinë e shfaqjes
së tij. Në të vërtetë, ato që e ngritën dukshëm këtë fenomen si
një problem në shumë plane të politikave sociale, qenë lëvizjet
e shekullit XX. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore,
nën dritën e zhvillimit të përgjithshëm shoqëror, u vu re se
diskriminimi ishte një ndër shkaqet kryesore, si pasojë e të
cilit individët nuk gëzonin dot plotësisht të drejtat dhe liritë
e tyre themelore.
Kur dëgjojmë fjalën “diskriminim”, shpeshherë bëjmë
lidhjen me trajtimin jo të barabartë në familje e shoqëri të
grave dhe vajzave, të të miturve dhe të moshuarve, trajtimin jo
të mirë që u bëhet komuniteteve, si atij rom, egjiptian, LGBT2
,
në raport me persona të tjerë. Në të vërtetë, si në Shqipëri,
ashtu dhe kudo në botë, ka edhe shumë individë e grupe
individësh që diskriminohen për arsye të shumëllojshme.
 Qëndron për komunitetin e lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve.
Klima sociale, politike dhe akademike ndikon në rritjen apo
në uljen e tendencave për shfaqjen e sjelljeve diskriminuese
në një shoqëri të caktuar. Mungesa e kohezionit social dhe e
kujdesit për të gjitha grupet apo shtresat e një shoqërie përbën
një element të rëndësishëm që prodhon diskriminim, pa
harruar të përmendim këtu edhe faktorin historik të përcjelljes
së zakoneve apo traditave me ngjyrime diskriminuese për
kategori të ndryshme të shtetasve.
Diskriminimi në këndvështrimin social
Ka shumë përkufizime të konceptit të diskriminimit, të
cilat derivojnë nga këndvështrime të ndryshme që i atribuohen
trajtimit të tij. Megjithatë, ajo çka i bashkon, është fakti që, nëse
flasim për diskriminim, gjithmonë gjejmë ‘dallim’ në trajtimin
e personave ose të subjekteve të ndryshme, si sjellje negative
në shumicën e rasteve, por edhe pozitive, në raste të tjera.
Ka shumë mënyra me të cilat njerëzit mund të diskriminojnë,
disa më pak të dëmshme, të tjerat shumë më tepër. Shfaqja
më e spikatur e diskriminimit, parë në aspektin social, është
diskriminimi i kryer nga anëtarët e një grupi të një shoqërie të
caktuar, të cilësuar si “më të fortë” kundrejt atij grupi, anëtarët

No comments:

Post a Comment